Saturday, October 12, 2024
HomePolitikëSulmi i hakerave iranianë, ekspertët e SHBA përfundojnë operacionin e parë për...

Sulmi i hakerave iranianë, ekspertët e SHBA përfundojnë operacionin e parë për mbrojtjen dixhitale në Shqipëri

-

Ambasada amerikane në Tiranë, ka njoftuar përfundimin e misionit për ekipin e operatorëve kibernetikë nga Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik të SHBA (CNMF), të cilët përfunduan operacionin në vendin tonë.

Ambasada bën me dije se ekipi do të rikthehet me një partneritet të përforcuar me Shqipërinë dhe njohuri unike mbi aktivitete kibernetike keqdashëse.

“Pas një sulmi kibernetik madhor ndaj Shqipërisë në 2022, një ekip operatorësh kibernetikë nga Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik të SHBA (CNMF) përfunduan së fundmi operacionin e tyre të parë të mbrojtjes kibernetike atje, duke u rikthyer me një partneritet të përforcuar me Shqipërinë dhe njohuri unike mbi aktivitete kibernetike keqdashëse”, njoftoi dje ambasada në rrjetet sociale.

Në korrik 2022, aktorë kibernetikë iranianë nisën një sulm kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë. Sipas Agjencisë së SHBA për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturën CISA, të njëjtët aktorë iranianë përdorën taktika, teknika dhe procedura të ngjashme në një valë tjetër sulmesh kibernetike kundër qeverisë së Shqipërisë në shtator 2022.

Gjatë qëndrimit tremujor, operatorët kibernetikë të CNMF punuan ngushtë me partnerët kibernetikë shqiptarë, duke kërkuar për aktivitete keqdashëse kibernetike dhe duke identifikuar dobësitë në rrjetet e zgjedhura nga Shqipëria.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts