Nga dita e nesërme akrepat do të shkojnë 1 orë përpara. Mbrëmjen midis së shtunës 25 dhe të dielës 26 mars 2022, do bëhet kalimi nga ora dimërore në atë verore.
Ky ndryshim të do të thotë zgjim më herët, dhe dita do të jetë më e gjatë. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë. Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.
Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.