Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj zyrave të Top Channel, ku për pasojë u vra roja i sigurisë.
“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.