Thursday, October 10, 2024
HomePolitikëDrejtuesi i PD, Xhevdet Amuli deklaroi se ata nuk do të mbështesin...

Drejtuesi i PD, Xhevdet Amuli deklaroi se ata nuk do të mbështesin kandidatin Spahia

-

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do të përfaqësohet me kandidatin e PD-së së Sali Berishës dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahinë.

Drejtuesi i Partisë Demokratike i degës së Shkodrës, fraksioni që mbështet Alibeajn, Xhevdet Amuli, shprehet se vendimi për të mos marrë pjese më një kandidat të PD zyrtare, atë të Alibeaj, u mor nga kryesia e PD-së, dhe si e tillë duhet respektuar.

”Kështu e ka parë të arsyeshme, kryesia e PD-së, vendimi merret nga kryesia e PD-së, pavarësisht se Alibeaj është kryetari në detyrë, por gjithsesi ai nuk mund të vendos pa marrë vendimin dhe votimin e kryesisë së PD-së.

Në fakt në shumë gjera nuk ka tingëlluar mirë marrja pjesë me më shumë se një kandidat, por sipas kalkulimeve, dhe të çdo gjeje që është bërë, është parë e arsyeshme qe në disa degë të mos merret pjesë me një kandidat.”

Megjithëkëtë, Amuli thotë se ata nuk do të mbështesin kandidatin Spahia, sepse ai përfaqëson parti të tjera dhe se strukturat e PD-së që ai kryeson, do të mbështesin vetëm listat për Këshillat Bashkiak.

”Struktura është e përgatitur dhe strukturës i intereson vetëm PD, edhe pse janë zgjedhje lokale, por më shumë se aq janë zgjedhje politike.

Kështu që në këtë moment, unë dhe strukturat e PD-së, do të punoj për OPD, për listën e këshillit bashkiak, ku secili prej tyre mund të ishte një potencial për drejtimin e bashkisë.”

Amuli thotë se nuk e sheh të arsyeshme ti drejtoj demokratët për të mbështetur koalicion Berisha-Meta, për faktin se sipas tij, PL-ish LSI, ishte ajo që ka çuar në shkatërrimin e PD-së ndër vite.

”Unë nuk kam si të votoj PS, as PL, janë dy pole që ndër vite janë munduar të shkërmoqin PD-në. Ne do të votojmë PD, figurat e PD, këshillat bashkiakë, kjo është zgjidhja.

Unë nuk kam lidhje me asnjë subjekt te tjera dhe siç e thashë shkatërrimi i PD-së ndër vite është LSI, që në koalicionin e parë. Kandidati Bardhi kujt i shërben, Berisha-Meta e kanë shkatërruar. PD, ka ardhur kohë të vazhdoj drejt rrugë së saj, të ndahet nga e kaluara.

Foltorja e ka filluar reformën e administratës me personat më të vlefshëm të PD, dhe disa herë e kam denoncuar për këto largime nga puna, se janë larguar pa asnjë motivacion, kështu që nuk mund tu them demokratëve dhe ti orientoj ata që të votojnë PL.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts