Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të jenë dominuese në vendin tonë edhe gjatë ditës së premte. Parashikohet që deri në orët e mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, por më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat veriore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Republika e Kosovës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave përgjatë të gjithë ditës, ku kthjellimet parashikohet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës në zonat perëndimore dhe Jugore të vendit. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësirat të shtohen gradualisht në gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe në Lindore të vendit.