Presidenti Bajram Begaj dekretoi ditën e djeshme Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka njoftuar se sapo ka mbaruar prezantimi në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit i Vlora Hysenit.
“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”, ka shkruar Rama.
Vlora Hyseni është ish-zëvendës drejtore e Agjencisë së Sigurisë së Kosovës, aktualisht këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama. Hyseni më 1 korrik të vitit 2021 me propozim të kryeministrit Albin Kurti u shkarkua nga posti zëvendësdrejtores në “Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”.