Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në një intervistë pas Ministerialit të NATO-s, e ka cilësuar futjen e Finlandës në këtë aleancë si një moment historik dhe mesazh të fortë ndaj Rusisë dhe agresionit të saj të paligjshëm në Ukrainë.
“Fokusi kryesor i diskutimeve tona ishte mbi kërcënimet kryesore të cilat prekin sigurinë e zonës Euro-Atlantike dhe mbështetja afatgjatë për Ukrainën dhe të drejtën e saj për vetëmbrojtje. Nënvizova rëndësinë e bashkëpunimit NATO-BE, veçanërisht në rajonin tonë dhe në këtë kontekst vlerësova arritjen e marrëveshjes së 18 marsit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin ndërmjetësues të BE-së dhe SHBA-së për arritjen e saj”, tha Xhaçka.