Friday, October 11, 2024
HomePolitikëRama: Ushtarakët, me paga ndër më të lartat në rajon, do t’i...

Rama: Ushtarakët, me paga ndër më të lartat në rajon, do t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s

-

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se me rritjen e pagave për Ushtrinë Shqiptare, Forcat e Armatosura renditen me pagat ndër më të lartat në rajon.

Në një postim në rrjete sociale, Rama solli si shembull ushtarin Andri Mija, i cili në vitin 2022 e kishte pagën 65,500 lekë, në vitin 2023 paga do të jetë 82,613 lekë, ndërsa në vitin 2024 paga do të jetë 91,585 lekë.

Ai theksoi se paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet, duke arritur majën historike të 900 eurove në vitin 2024.

“Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveç se të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironim të gjithë. Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s. 

Ai vuri në dukje se pagat e reja, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana. Po mbi të gjitha, pagat e reja janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, shkruan Rama.

Rama: Ushtarakët, me paga ndër më të lartat në rajon,

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts