Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetVOA: Në Shqipëri, lindjet në 2022 ranë me 13%, krahasuar me 2021

VOA: Në Shqipëri, lindjet në 2022 ranë me 13%, krahasuar me 2021

-

Në Shqipëri, lindjet vijon të bien në mënyrë të vazhdueshme. Vetëm vitin e fundit ato ranë me 13%, krahasuar me vitin 2021.

Studiues, zyrtarë dhe mjekë e shohin me shqetësim këtë fenomen, pasi lindjet prej dy dekadash janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që cilësohet si kufiri i nevojshëm, për të ruajtur popullsinë.

Autoritetet kanë ndërmarrë disa masa me qëllim për të rritur numrin e lindjeve në vend, por studiuesit mendojnë se ato janë të pamjaftueshme dhe se ende mbetet punë për të bërë. Zëri Amerikës bisedoi me nëna që i kanë sfiduar këto statistika dhe që përpiqen të ngrihen mbi pengesat që hasin në rritjen e fëmijëve.

Në Shqipëri lindshmëria po shënon nivele gjithnjë e më të ulëta dhe që prej vitit 1990 lindjet janë tkurrur me 71%, në dekadën e fundit me 31% dhe në vitin 2022 shënuan një rënie me 13% krahasuar me vitin paraardhës, duke ju referuar të dhënave të INSTAT. Njohës të fushës së demografisë, mjekë dhe zyrtarë shohin me shqetësim edhe rënien e numrit të lindjeve për një grua në moshë riprodhuese.

Prej 20 vitesh ato janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua, që është dhe norma e nevojshme për ruajtjen e popullsisë. Gratë sot po lindin gjithnjë e më pak, por mes tyre ka dhe nga ato që i sfidojnë këto statistika. Një nënë e re nga Tropoja, Ajlin Alfredaj, ka sjellë në jetë 7 fëmijë në 4 lindje, në tre prej të cilave binjakë. Ajo përpiqet çdo ditë, bashkë me bashkëshortin të ngrihet mbi vështirësinë dhe pengesat që hasin në rritjen e tyre.

Sociologët e shohin rënien e lindshmërisë në vend të lidhur me një sërë faktorësh, duke nisur që nga forcimi i rolit të grave dhe vajzave në shoqëri, fokusimi i tyre drejt arritjeve profesionale dhe karrierës, rritja e numrit të divorceve, emigrimi i rreth 200 mijë shtetasve në dekadën e fundit, pasiguritë ekonomike të çifteve apo përdorimi i substancave narkotike, dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ekspertët shohin me shqetësim se gratë në zonat rurale kanë më pak akses në marrjen e disa shërbimeve që ndikojnë në lindshmëri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts