I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi sot një takim me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i shoqëruar nga ambasadorja, Yuri Kim.
Takimi zgjati rreth 45 minuta. Alibeaj shoqërohej nga deputeti Gazmend Bardhi, Kreshnik Collaku dhe Orjola Pampuri. Po ashtu raportohet se një ndër temat që folën ishte situata politike në vend dhe zgjedhjet e 14 majit.
Ndërkohë Escobar do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kujtojmë se në qendër të vëmendjes në këtë periudhë janë zgjedhjet e 14 majit.