“MIRËMËNGJES
dhe me fotoalbumin e nisjes së rrugëtimit të gjelbër drejt 14 majit, ku falë shkurtimit të shpenzimeve për propagandë elektorale do të financojmë dhurime pemësh në çdo bashki, duke e kthyer këtë fushatë në të parën fushatë që do të lërë pas më pak ndotje mjedisore, akustike e vizuale dhe më shumë oksigjen në stacionet e saj, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një postim në Facebook.
