Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëÇështja e Detit, paralajmëron ministri i Jashtëm grek: Këtë vit priten zhvillime...

Çështja e Detit, paralajmëron ministri i Jashtëm grek: Këtë vit priten zhvillime të reja!

-

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, në një intervistë të dhënë për mediat greke është ndalur tek marrëdhëniet me Shqipërinë duke komentuar edhe çështjen e Detit.

Ai tha se vlerëson marrëdhëniet miqësore me Shqipërinë, duke theksuar se këtë vit pritet të ketë zhvillime të reja lidhur me çështjen e Detit,

“Kam pasur shpesh takime me zotin Rama, po është edhe kryeministri ynë është takuar. Mendoj se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë përparuar dhe kanë pësuar ndryshime të mëdha, duke u kthyer në një model pozitiv. Unë besoj në miqësinë greko-shqiptare. Unë besoj se minoriteti grek është një urë lidhëse që lidh dy vendet dhe dua t’ju them se Shqipëria duhet t’i kushtojë vëmendje.  Shqipëria e ka pranuar atë që ne i propozojmë Turqisë, pra një bashkë-premtim të zgjerimit të ujërave territoriale.  Shqipëria tha drejtpërdrejt se Greqia mund të zgjerojë ujërat e saj territoriale. Pra, mendoj se duhet pasur kujdes për guximin nga ana e palës shqiptare”, tha Dendias.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts