Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëAlibeaj dhe Bejko shprehin mesazhet e tyre: Ditë më të mira do...

Alibeaj dhe Bejko shprehin mesazhet e tyre: Ditë më të mira do vijnë

-

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës në 14 maj, Roland Bejko kanë shprehur mesazhet e tyre të urimit nga katedralja “Ngjallja e Krishtit” në kuadër të Pashkëve Ortodokse.

“Ka nevojë ky popull për të pasur ditë të mira dhe të mbara. Pëfitoj për t’i uruar gjithë shqiptarët për pashkët dhe të kenë vetëm të mira për familjet e tyre”, u shpreh Alibeaj.

Nga ana tjetër Bejko përveç urimit për besimtarët ortodoksë bëri dhe një thirrje për politikën ku tha se situata konfliktuale duhet të lihet pas dhe të gjendet gjuha e kompromisit.

“Dua t’i uroj Pashkët gjithë shqiptarëve. Ditë më të mira do vijnë. Rëndësi ka të gjendet gjuha e kompromisit dhe pranimit të të ndryshmit. Shqipëria të dalë nga kjo situatë konfliktuale e politikës”, tha ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts