Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Pashkëve, teksa në mesnatë u mbajt dhe mesha në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Kryeministri Rama ka uruar besimtaret ortodoks me nje postim ne rrjetin social Facebook.
“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pashkët Ortodokse”- shkruan Edi Rama.