Në pikën kufitarë në Kapshticë është raportuar për një numër të lartë të lëvizjeve të automjeteve.
Shumë shqiptarë që kaluan festën e Pashkës në Shqipëri tashmë po kthehen në shtetin fqinj ku jetojnë dhe punojnë, në Greqi.
Nga policia kufitare bëhet me dije se në palën shqiptare po punohet me sportele maksimale, tre në dalje dhe tre në hyrje. Ndërsa në palën greke janë krijuar vonesa për shkak se po punohet me sportele të reduktuara.