Friday, March 29, 2024
HomePolitikëRritja e rrogave, ministrja e Financave tregon nga do të gjenden fondet

Rritja e rrogave, ministrja e Financave tregon nga do të gjenden fondet

-

Mëngjesin e sotëm ministrja e Financave Delina Ibrahimi ka bërë me dije se është miratuar projektligji për rritjen e pagave për  punonjësit e IT, mjekët, infermierët, policët, mësuesit etj.

Sipas saj, rritja e pagave në prag të zgjedhjeve të 14 majit, parashikohen që të mblidhen nga fondet e rritjes së të ardhurave dhe rialokimet e brendshme.

“Miratuam një projektligj të rëndësishëm, konkretisht është projektligji për kompetencat, përcaktimin e pagave, trajtimet e tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në administratën publike si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi. Ky projektligj i hap rrugën disa kompetencave të qeverisë për të përcaktuar disa kategori pagash që janë diskutuar edhe më herët

Sot kemi filluar dhe miratuar disa projektvendime për rritjen e pagave për sektorin shëndetësor, arsimor dhe sigurisë, konkretisht për policinë e burgjeve, gardën dhe zjarrfikësit. Në zbatim të vendimit të marrë më parë, nga 1 prilli do të rriten edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike.

 

Kjo rritje do të jetë e ndarë në dy faza. Pra rriten me pagat e vitit 2023 ndërsa do të ketë rritje edhe në vitin 2024.

 

Kostoja vjetore e cila e plotë do të jetë për vitin 2025 e rritjes së pagave është në nivelin 38 miliard lekë.

Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme. Pra janë kosto të cilat përballohen brenda kuadrit makrofiskal, duke ruajtur të gjithë parametrat e ligjit organik të buxhetit, që do të thotë që ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe deficitin duke garantuar qëndrueshmëri fiskale.

Për vitin 2023 ne kishim parashikuar politikë të rritjes së pagave dhe kishte vlerë 2.4 miliardë lekë që prekte arsimin, shëndetësinë dhe IT. Rritja e pagave vjen edhe si pasojë e krizës inflacioniste, pra janë disa zëra të parashikuara në buxhetin 2023 që akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit”, u shpreh ajo.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts