Wednesday, July 17, 2024
HomeAktualitetTirana me shkallën më të lartë të “dembelizmit”, 42% e popullsisë as...

Tirana me shkallën më të lartë të “dembelizmit”, 42% e popullsisë as në punë dhe as në kërkim të saj

-

Për herë të parë Tirana kryeson të 12 qarqet të vendit për nivelin e lartë të “dembelizmit” popullsisë jo aktive në tregun e punës (që nuk është as në punë dhe as nuk kërkon të punojë).

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e fundit të vitit 2022 shkalla e inaktivitetit në Tiranë ishte 42 për qind, duke lënë pas edhe Lezhën e cila kryesonte renditjen për popullsisë jo aktive në tregun e punës për shumë vite.

Tirana gjatë vitit 2022 reflektoi problematika në tregun e punës. Niveli i lartë i popullsisë jo aktive çoi në një shkallë të ulët punësimi në krahasim me pjesën tjetër të qarqeve.

Megjithëse në kryeqytet dhe rreth tij janë të përqendruar rreth 60 për qind e aktivitetit ekonomik, gjysma e popullsisë së Tiranës nuk dëshiron të punojë edhe pse disa industri po vuajnë për punonjës.

 

 

Nga 12 qarqet e vendit, pas Tiranës Lezha, Dibra dhe Vlora kanë përqindje të lartë të popullsisë jo aktive në tregun e punës me mbi 40%.

Në krahun tjetër, Berati, Korça dhe Elbasani kanë nivelet më të ulëta të popullsisë jo aktive në tregun e punës (shiko grafikun e mëposhtëm).

Në të gjithë vendin popullsia joaktive në fund të vitit 2022 ishte rreth 860 mijë persona sipas INSTAT, duke përfshirë të gjithë personat që nuk klasifikohen si të punësuar dhe as të papunë.

Personat joaktivë, ose jashtë forcës së punës, janë persona që nuk punojnë, dhe as kërkojnë apo duan punë sepse janë duke vazhduar shkollën, janë në pension apo me aftësi të kufizuara, mund të jenë duke përmbushur detyrat shtëpiake, ose nuk kërkojnë punë sepse besojnë se nuk mund ta gjejnë atë.

Shkalla e inaktivitetit jashtë forcave të punës llogaritet duke pjesëtuar popullsinë joaktive me popullsinë e së njëjtës grup-moshë. Ky tregues është rreth 38% në 2022

Si popullata aktive ashtu edhe ajo joaktive (jashtë forcës së punës) janë pjesë e popullsisë në moshë pune. Anketa e forcës së punës vëzhgon popullsinë 15 vjeç e lart, e cila është mosha kur njerëzit mund të fillojnë të punojnë sipas ligjit.

Shqipëria ka pasur historikisht një nivel të lartë të popullsisë joaktive në tregun e punës, si rrjedhojë e zhvillimeve të vrullshme demografike të vendit dhe mungesës së një modeli ekonomik që të ishte i zhdërvjellët në punësim.

Problemet në tregun e punës kanë qenë nxitësi më i madh i emigracionit në vend, dhe tani emigracioni është kthyer në një problem të madh për tregun e punës./ Monitor

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts