Kryetari i komanduari Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kandidati i PD për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejko kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.
“Uroj që dhe sakrificat, agjërimi të jetë pranuar. Kjo ditë të sjellë mbarësi, paqe dhe shpirtra të qetë për të gjithë shqiptarët”, tha Aliebaj.
Ndërsa Bejko tha se “U uroj besimtareve myslimanë ta gëzojnë këtë festë dhe të gjithë të bashkohen më ketë gëzim. Ne kemi tolerancën fetare dhe bashkëpunimin, e ky është mesazhi që duhet të përcillet për të gjithë shqiptarët.”