Saturday, October 5, 2024
HomeKronikaBie zjarr në spitalin e Shkodrës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse, evakuohen pacientët, ja...

Bie zjarr në spitalin e Shkodrës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse, evakuohen pacientët, ja detajet e para

-

 

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia dhe stafi mjekësor kanë evakuuar pacientët duke shmangur çdo rrezik.

Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts