Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Ministrave për kalimin në Asamblenë e Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
“Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE”, shprehet Begaj.
REAGIMI:
Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE!