Saturday, October 5, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj takohet me anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë

Presidenti Begaj takohet me anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë

-

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot në Institucionin e Presidentit anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me të cilët mbajti një leksion mbi objektivat strategjike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj vlerësoi Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes si një nga kurset më të mira në piramidën e arsimit ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Duke folur për situatën gjeopolitike, Presidenti Begaj tha ndër të tjera: “Situata gjeopolitike globale është komplekse dhe mendoj që kjo situatë komplekse do të përcaktojë se si do të jetë e ardhmja në dekadat e mëpasshme. Ambienti ndërkombëtar i sigurisë dominohet nga sfidat strategjike që janë të ndërthura me njëra-tjetrën, të cilat kanë sjellë implikime jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare, por edhe për atë ndërkombëtare.”

Gjithashtu Presidenti Begaj u ndal në fjalën e tij te rajoni, duke thënë se Ballkani Perëndimor përfaqëson oborrin parësor të Bashkimit Evropian. Rajoni i gjithi ka bërë progres në rrugëtimin Euro-Atlantik, por ka shumë hapësira dhe situata potenciale paqëndrueshmërie.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts