Wednesday, April 24, 2024
HomeEkonomiBanka Botërore: Shqipëria e dyta në rajon për rritjen ekonomike në 2022

Banka Botërore: Shqipëria e dyta në rajon për rritjen ekonomike në 2022

-

 

Shqipëria është vendi i dytë, pas Malit të zi, me rritjen më të shpejtë ekonomike gjatë vitit 2022, sipas një raporti të publikuar sot nga Banka Botërore mbi ecurinë e ekonomisë në Balkanin Perëndimor. Gjatë vitit të kaluar Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë arriti në 4.8 përqind, përtej pritshmërive, si të institucioneve ndërkombëtare ashtu dhe të vetë autoriteteve.

Sipas raportit, “ulja e prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet, e shkaktuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike, rriti nevojën për importe të energjisë dhe kontribuoi negativisht në rritjen ekonomike. Ndërkohë, sektori i shërbimeve u ndikua më pak dhe vijoi zgjerimin duke u rritur me 5.9 për qind në vitin 2022, si rezultat i kërkesës së fortë konsumatore dhe një sezoni të jashtëzakonshëm turistik. Në vitin 2022, numri i turistëve u rrit me 27.5 për qind dhe numri i netë qëndrimeve me 20 për qind”.

Banka Botërore vëren se “ndërsa punësimi në vendet e tjera të Ballkanit vazhdoi të tkurret me 1 për qind ose 72 000 vende pune, në Shqipëri trendi vazhdoi rritjen” dhe se vendi “ka shkallën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë me 21.5 për qind”.

Norma mesatare e inflacionit gjatë vitit 2022 ishte 6.7 për qind, e ndikuar nga çmimet e ushqimeve dhe transportit. Rritje të tilla, sipas Bankës Botërore, “po ndikojnë negativisht tek qytetarët më të varfër, duke pasur parasysh peshën më të madhe që kanë këto artikuj në shportën e tyre të konsumit”.

Për vitin 2023 parashikimet janë për një tkurrje të ritmeve të rritjes ekonomike, e cila pritet të jetë në nivelin e 2.8 përqind. “Në kontekstin e shtrëngimit të kushteve të financimit në tregjet ndërkombëtare, ngadalësimit të pritshëm të rritjes ekonomike në Evropë dhe ndërprerjes së masave mbështetëse të politikës të lidhura me rindërtimin pas tërmetit, rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2023 pritet të mbetet e ulët”, shpjegon Banka Botërore, sipas së cilës “ecuria e ekonomisë do të varet nga rimëkëmbja ekonomike globale, ritmi i zbatimit të agjendës së reformave dhe planeve të konsolidimit fiscal”. Raporti vë në dukje se “krijimi i mundësive për rritje të mëtejshme ekonomike kushtëzohet nga zbatimi i shpejtë i programit të reformave të qeverisë. Reformat, të lidhura me perspektivën e anëtarësimit në BE, pritet të nxisin rritjen e produktivitetit, edhe nëpërmjet përmirësimit të mjedisit të biznesit, thjeshtimit të proceseve të ndërveprimit të qeverisë me sektorin privat dhe zgjerimit të integrimit të Shqipërisë në tregjet e huaja”./VOA/

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts