Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” do të ketë numërues vetëm në gjysmën e KZAZ-ve në 14 maj. Në tryezën me 4 anëtarë, 2 prej numëruesve do t’i takojnë Partisë Socialiste dhe i treti Partisë Demokratike së vulës që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.
Ndërsa numëruesi i katërt do të ndahet me short mes Partisë së Lirisë dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet që garon e vetme. Ky vendim ka përplasur Partinë e Lirisë me PDIU-në në mbledhjen e fundit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Edhe pse PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha ka kandidatë në të gjithë vendin nuk mund të ketë kandidat pasi nuk njihet nga KQZ.