Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj vizitë zyrtare në Kroaci, takime me krerët e lartë të...

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kroaci, takime me krerët e lartë të shtetit kroat

-

 

Në kuadër të intensifimit të partneritet strategjik me Republikën e Kroacisë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj niset të mërkurën për një vizitë shtetërore në Republikën e Kroacisë.
Presidenti Begaj do të mirëpritet sipas ceremonive të nderit dhe të mirëseardhjes, ditën e enjte, më 27 prill 2023, për të vijuar axhendën zyrtare të bisedimeve me Presidentin e Kroacisë, duke u fokusuar tek marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, në datën 27 prill 2023, Presidenti Begaj do të pritet në takime të veçanta nga

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrakoviç.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, kreu i shtetit do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare.
Më 28 prill 2023, nën shoqërinë e mikpritësit, Presidentit të Kroacisë Milanoviç, Presidenti Begaj do të vizitojë e takohet me Arbanasit e Zarës (Zadarit), aktivitetet që shënon Vizita shtetërore e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron, mbyllet, ditën e premte, më 28 prill 2023.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts