Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëKryeparlamentarja Nikolla pret delegacionin e Senatit francez: Mbështetje e fuqishme për anëtarësim...

Kryeparlamentarja Nikolla pret delegacionin e Senatit francez: Mbështetje e fuqishme për anëtarësim në BE

-

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti këtë të mërkurë një delegacion të grupit të miqësisë me Shqipërinë të Senatit të Francës, i përbërë nga senatorët Pierre Ouzoulias, kryetari i Grupit të Miqësisë, dhe anëtarët Vivette Lopez, Lucien Stanzione dhe Jean-Michel Arnaud. Nikolla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Francës dhe Partneritetin Strategjik mes dy vendeve, nënshkruar në mars 2017.

“Franca ka rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe rajonin. Ne jemi mbështetur te përkrahja e Francës në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe presim që kjo mbështetje të vazhdojë dhe gjatë zhvillimit të negociatave. Mirëpresim ekspertizën franceze për vijimin e reformave dhe zhvillimin e negociatave të anëtarësimit. Shqipëria dhe Franca janë partnerë të ngushtë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në kontributet për paqen dhe sigurinë”, theksoi Nikolla.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, bashkëpunimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë etj.

Kryetari i Grupit të Miqësisë, Pierre Ouzoulias dhe senatorët e pranishëm në takim u shprehën se Franca do të vijojë të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe Senati do të nxisë e mbështesë bashkëpunimin dypalësh për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, bashkëpunimin në fushën e politikave fiskale, bujqësisë, shërbimeve jetike bazë, bashkëpunimin e decentralizuar etj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts