Friday, October 11, 2024
HomePolitikëRama: Rritje pagash 26%-34% për punonjësit e Shëndetësisë në 2 vitet e...

Rama: Rritje pagash 26%-34% për punonjësit e Shëndetësisë në 2 vitet e ardhshme

-

 

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se në dy vitet e ardhshme do të ketë sërish rritje pagash për punonjësit e sistemit shëndetësor.

“Më afër familjes dhe shoqërisë, me paga më të mira. Në dy vitet e ardhshme do të ketë sërish rritje të pagës nga 26%-34% për rreth 18,858 punonjës të sistemit shëndetësor”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Mjeku pneumolog Arben Tanka u bëri thirrje mjekëve të qëndrojnë në Shqipëri pasi me rritjen e pagave që po bën Kryeministri Rama, nuk kanë arsye të ikin.

“Shëndetësia e Shqipërisë ka pasur nga mjekët dhe infermierët më të mirë që kam pasur rastin t’i njoh. Gjithmonë pikëllohesha kur shihja kolegët e mi tek linin Shqipërinë për një punë me pagesë më të lartë në Perëndim. Por tani, me rritjen e pagave që po bën Kryeministri Rama, nuk kemi më arsye të ikim. Mund të rrimë të gjithë në Shqipëri, dhe të bëjmë punën që duam më së shumti, shpëtimin e jetëve. Afër familjes, afër shoqërisë. Në shtëpinë tonë!”, tha mjeku pneumolog Arben Tanka.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts