Kryeministri Rama ka vijuar sot takimet në kuadër të fushatës elektorale në bashkinë e Malësisë së Madhe në Shkodër, për të prezantuar kandidatin Tonin Marinaj. “Në bashkinë e Veriut që ndryshon e shikon vetëm përpara me drejtuesit e duhur dhe mbështetjen e qeverisë sonë Vijojmë rrugëtimin e gjelbër drejt 14 Majit edhe në Malësinë e Madhe për të ecur VETËM PËRPARA me Tonin Marinajn në krye të bashkisë”, ka shkruar Rama.