Presidentin Bajram Begaj do të udhëtojë në Britani për të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith i cili shkruan se është i lumtur që Begaj u bashkohet liderave botërorë në këtë event.
”Takova Presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike.”