Wednesday, May 31, 2023
HomePolitikëPak ditë para zgjedhjeve, kreu i KQZ urdhër të prerë: Keni kohë...

Pak ditë para zgjedhjeve, kreu i KQZ urdhër të prerë: Keni kohë deri të premten, të hiqen të gjitha posterat e partive

-

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë urdhër në mbledhjen e zhvilluar sot për heqjen e të gjitha posterave dhe materialeve propagandistike të kujtdo partie, nëse nuk kanë mbishkrimin ‘prodhuar në përgjegjësinë ligjore të…”.

Sipas Celibashit, Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake do urdhërohen t’i heqin ato materiale të cilat nuk e kanë këtë mbishkrim, dhe monitorimi do të jetë për 61 bashkitë e vendit për të gjitha partitë, ndërsa ka lënë afat të raportojnë deri më orën 24:00 të ditës së premte, nëse ky vendim është zbatuar.

“Ne do të urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor, të cilat nuk kanë mbishkrimin prodhuar në përgjegjësinë ligjore të, dhe emrin e subjektit. Do urdhërohet policia bashkiake dhe policia e shtetit që ti heqë këto materiale, kjo vlen për të 61 bashkitë dhe vlen për të gjitha subjektet. Do duhet që deri në orën 24:00 të së premtes, duhet të kemi informacion nga drejtuesit respektivë të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit në zbatim të këtij vendimi”, tha Celibashi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,791FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts