Këtë të enjte, është kryer testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik për zgjedhjet e 14 majit, ku kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se ky test ka shkuar shumë mirë.
Ai është ndalur edhe te vota e emigrantëve, ku tha se po punohet që të jetë e mundur brenda 2025. Për këtë arsye i bëri thirrje partive politike që me të përfunduar këto zgjedhje, të ulen në tryezë dhe të diskutojnë dhe të përfundojnë Reformën Zgjedhore.
“Dua që 2025 të mundësojmë që votimin e shqiptarëve që votojnë jashtë Shqipërisë, është një proces me shumë të panjohura, me rëndësi që partitë politike brenda këtij viti të përfundojnë reformën zgjedhore”, tha Celibashi.
Identifikimit elektronik dhe votimi elektronik do të bëhet në tre, Elbasan, Vorë dhe Kamëz e ku rezultati pritet që të dalë brenda 30 minutave.