Thursday, December 12, 2024
HomeAktualitetKryeministri: Stadiumi në Durrës është një qendër e re për qytetin

Kryeministri: Stadiumi në Durrës është një qendër e re për qytetin

-

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremonisë për Konkursin Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të ri të Durrësit.

Në fjalën e tij, Rama ka thënë se kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetin bregdetar, i cili pak ditë më parë vendosi që të sillte edhe Akademinë e Manchester City për të zgjedhur talentet e reja.

Është një qendër e re e qytetit ku synimi është që të kemi kushtet optimale për kopeticionin kryesor që është futbolli dhe për të pasur një qendër plot jetë 24 orë në çdo ditë të javës.

Do të kemi sot një tjetër projekt spektakolar si ai i pak ditëve më parë në Korçë, ku mes tre alternativave kemi gjetur 1 dhe sot po e njëjta gjë. Për Durrësin do të bëjmë shumë më shumë, Durrësi është në një moment fantastik dhe ne kemi shumë për të bërë për të, ka një të ardhme shumë kuptimplotë për qytetin. Në fushën e sportit kemi shumë për të bërë, një tjetër projekt ambicioz për ta kthyer Durrësin në një vend për talente, Akademia e Manchester City do të jetë një destinacion për talente nga i gjithë rajoni dhe nëse do të bëhet një tjetër në Ballkan bashkia e Durrësit do të jetë partnere.

Paralele për momentin është se duhet të ngremë grupin tonë Durrësi City do të jetë një bërthamë që do të zhvillohet në të ardhmen si një skuadër më vete. Ajo që është e rëndësishme është që akademia dhe shkolla e futbollit u shërbejnë të gjithë klubeve në Shqipëri.

Këto janë projekte që nuk mund të menaxhohen me projektin e bashkisë, të qeverisë apo të Federatës, prandaj menaxhimi është një tjetër hap i rëndësishëm”, ka thënë Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts