Kandidati I Shkodres per kryetare bashkie I Partise Socialiste Benet Beci permes nje postimi ne ‘’Facebook’’ ka bere me dije se ka nisur puna per realizimin e projektin porta e Alepeve dhe se Qeveria e Shqipërisë po punon me Bankën Europiane të Investimeve për një projekt prej 80 milion Euro për bashkinë e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe një pjesë të Lezhës.
Benet Beci:Fillon puna konkrete për një super projekt për Shkodrën. Është në dorën tonë të ndërtojmë projekte dinjitoze e të vlefshme për të ardhmen për qytetin që s’ka më kohë për fjalë. Shumë punë, është e vetmja gjë që na duhet!
POSTIMI I PLOTE
Një takim me shumë vlerë sot për projektin Porta e Alpeve.
Qeveria e Shqipërisë po punon me Bankën Europiane të Investimeve për një projekt prej 80 milion Euro për bashkinë e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe një pjesë të Lezhës. Synim është zbatimi i një programi ambicioz investimesh të integruara për zhvillimin urban dhe turistik në zonë.
Skuadra e ekspertēve ndërkombëtarë së bashku me skuadrën e FSHZH-së ka filluar punën për hartimin e projekteve konkrete për zbatim. Ky hap shënon një hap konkret drejt transformimit të një prej zonave me potencialin më të madh turistik në vend.