Saturday, October 12, 2024
HomePolitikëRama: Nuk e shtyva unë rritjen e pagave. Edhe nëse bëhet në...

Rama: Nuk e shtyva unë rritjen e pagave. Edhe nëse bëhet në maj, pagat do t’i merrni që nga prilli

-

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se ka pasur një ngërç me rritjen e pagave, megjithatë qytetarët do ta marrin vlerën shtesë të të ardhurave që nga prilli ashtu sikurse u ishte premtuar.

Rama thotë se pavarësisht se ligji ndodhet tashmë në parlament, deputetët kanë bllokuar për disa javë procesin me qëllim që ta bindnin atë, që të rriste pagat edhe për ata dhe qeverinë.

Kanë dalë tani dhe thonë, “e shtyu Edi Rama rritjen e pagave”. Nuk kam shtyrë unë fare. E para njëherë, ne pagat e mjekëve të mësuesve dhe punonjësve të sigurisë janë rritur dhe rritjen për prillin ata e marrin tani në fillim të majit, siç ndahen.

E dyta, unë kam pasur një debat sepse për rritjen e të gjitha pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Ligji tashmë është në parlament dhe unë kam pasur një debat, që qeverisë dhe deputetëve duhet t’iu rriten pagat të fundit fare. Dmth, vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë, edhe deputetëve dhe qeverisë do t’i rriten pagat. Deputetët duan t’i rrisin tani, dhe u bllokua për disa javë kjo punë sepse donin të më bindnin mua. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por kjo është arsyeja. Ama, të gjithë duhet ta dinë se edhe nëse rritja e pagave bëhet në maj, edhe nëse bëhet në qershor, të gjithë pagat do t’i marrin me të gjithë prillin dhe të gjithë majin”,- tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts