Wednesday, May 31, 2023
HomeUncategorizedShqipëria rrezikon shqiptarët e Kosovës, Shoqatat e turizmit: Duhet më tepër punë...

Shqipëria rrezikon shqiptarët e Kosovës, Shoqatat e turizmit: Duhet më tepër punë dhe promovim

-

 

Liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të ulë numrin turistëve që zgjedhin Shqipërinë. Për këtë arsye Shoqata e Restorant-Bujtinave Shqiptare dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, organizuan një takim ku u kërkua më shumë punë në mënyrë që turistët ti mbajmë në vendin tonë.

Gati gjysma e turistëve në Shqipëri përgjatë një viti vlerësohet se janë nga Kosova, por më hyrjen në fuqi të lëvizjes së lirë në janar të vitit të ardhshëm, ata nuk do të jenë më të të sigurt.

Ndaj Agim Shahini Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit kërkon nga operatorët shqiptar çmime konkurruese.

Drejtori ekzekutiv i “Trip to Albania” Azem Bujupi kërkoi me tepër bashkëpunim me operatoret turistik e shoqatat për të krijuar një strategji sa i përket marketingut.

Kryetar i Shoqatës Restoranteve Bujtinave Shqiptare kujtim Dervishi,  vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, por thotë se ende ka më shumë për të bërë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit në takimin me Shoqatën e Restoranteve Bujtinave Shoqatave, theksoi dhe nevojën për më shumë mbështetje për qytetarët kosovare që duan të bëjnë biznes në Shqipëri.

50% të turistëve në Shqipëri janë nga Kosova. Këtë e konfirmoi i cili kërkoi që vendi ynë të ketë çmime konkurruese pasi me liberalizimin e vizave kosovarët mund të mos zgjedhin Shqipërinë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,792FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts