Një automjet që drejtohej nga një i mitur ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga një 60 vjeçar në Lezhë.
Si pasojë e përplasjes i moshuari, ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilen, në vendin e quajtur Ishull Lezhë.
“Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin Frrok Lika 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës. I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur,” njofton policia.