Presidenti i Polonisë Andrzej Duda vjen sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Duda do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Bajram Begaj.
Në këtë vizitë, Duda do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda. Pas takimit në Presidencë, Begaj dhe Duda do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 12:20. Më pas dy homologët do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.
Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).
Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.
Agjenda
11:00-11:20 Pritja e mirëseardhjes me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj
12:20-12:50 Konferencë e përbashkët për shtyp
16:30-17:15 Pjesëmarrje e dy krerëve të shteteve në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni