Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëAgron Çela: Nga fitorja e Benet Becit askush nuk është i mënjanuar,...

Agron Çela: Nga fitorja e Benet Becit askush nuk është i mënjanuar, as ata qe votuan ndryshe

-

 

Nga Agron Çela

Shkodra na bashkon, Shkodra na don, Shkodra na frymëzon!
Nga fitorja e Benet Becit askush nuk është i mënjanuar, as ata qe votuan ndryshe.

Ashtu siç dhe besonim ne fitoren e padiskutueshme te Benet Becit te Partisë Socialiste për Kryetar te Bashkise Shkodër!
Tashme ky është një realitet i shumëpritur!
Benet Beci i kandiduar nga Partia Socialiste, fitoi vullnetin e qytetareve te Shkodres ne shumice për te drejtuar për 4 vitet e ardhshme Bashkine e Shkodres! Kjo është një fitore e jashtëzakonshme ne radhe te pare për Shkodren dhe te gjithë qytetaret e saj!
Askush nuk është i humbur nga fitorja e Benet Becit, edhe ata qe kane votuar ndryshe sot nuk kane fare arsye te ndihen te mënjanuar, përkundrazi kane shprehur vullnetin e tyre te lire sipas bindjeve qe besojnë!
Kjo është demokracia, secili voton mbi bazën e vullnetit te tij, e rëndësishme është qe te respektojmë njeri tjetrin, pavarësisht bindjeve apo perkatesive te ndryshme partiake! Shkodra na bashkon, Shkodra na don, Shkodra na frymëzon, Shkodra na krenon dhe krenohemi me Shkodren, ndaj jam i lumtur qe, si qytetar dhe deputet i Shkodres, iu bashkova vendimit politik për te mbeshtetur kandidaturen e Benet Becit për Shkodren dhe per ta përkrahur pa asnjë rezerve!
Unë falënderoj te gjithë qytetaret e Shkodres, falënderoj te gjithë miqtë, shokët dhe bashkëpunëtoret e mijë qe punuan fort për te fituar kandidatura e Benet Becit!
Shkodra pas rreth 32 viteve pushteti njëngjyrësh, me ne fund vendosi te votoje për ndryshimin! Shkodra e tha fjalën e vet me vote, tani i takon Benet Becit, i takon Kryeministrit Edi Rama, na takon te gjithëve ne qe te tregojmë se ato qe kemi thëne nuk kane qene propagande elektorale, por zotime te mbështetura ne projekte për ta transformuar Shkodren! Dhe ketë do te arrijmë, se bashku me te githe qytetaret e Shkodres, nga Velipojë e deri ne Dukagjinin historik!
Shkoder Locja meriton gjithçka te mire, kjo është bindja jone e palëkundur, ne jemi te vendosur për ketë, ne jemi te vendosur qe te mos humbim asnjë minutë dhe te punojnë ne Shkodër, me Shkodren dhe për Shkodren !
Faleminderit perzemersisht, për besimi qe treguat!
Rroftë Shkodra jone e bukur dhe krenare !

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts