Benet Beci ka shpallur sot fitoren në Shkodër, pasi rezulton mbi 10 mijë vota në avantazh përballë Bardh Spahiut.
Ndonëse ka ende disa kuti pa u numëruar, avantazhi është i thellë, ndërsa nuk pritet që ky rezultat të thyhet.
Beci në një prej KZAZ-ve shprehu mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe numëruesit e votave, ndërsa shtoi se ishte krenar për rezultatin. “Vijoni procesin me qetësi siç e keni bërë. Jemi krenarë për rezultatin tonë”, tha Beci.