Vijon procesi i numërimit edhe në Shkodër, ku nga 247 kuti në total, deri më tani janë numëruar 93 prej tyre.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Benet Beci ka marrë deri më tani 12418 vota, ose 60.1 %.
Sakaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia ka marrë 8231 vota ose 39.9 %. Benet Beci ka thelluar diferencën me Bardh Spahinë, me rreth 4200 vota plus.