Friday, October 4, 2024
HomePolitikëRama pas seancës në KIE: Asambleja të heqë njollën për trafik organesh...

Rama pas seancës në KIE: Asambleja të heqë njollën për trafik organesh ndaj Shqipërisë dhe UÇK-së!

-

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Asambleja e Këshillit të Europës duhet të bëjë një raport të ri dhe të heqë një njollë që i ka vënë Shqipërisë dhe Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës për trafik organesh.

Në përfundim të seancës së sotme të Samitit të liderëve të Këshillit të Europës në Islandë, Kryeministri Rama iu përgjigj interesimit të medias së pranishme, mbi qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me pretendimet për pafajësinë e kryeministrit Thaçi dhe të gjithë personave të tjerë.

Rama: Jo, kjo nuk është një çështje pafajësie apo fajësie sepse kjo është çështje e tribunalit. Çështja është e heqjes së një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011 dhe bërja e një raporti të ri në dritën e faktit tanimë të stërprovuar që nuk ka pasur kurrë trafik organesh. 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts