Friday, April 19, 2024
HomePolitikë“Defender 23”, Peleshi: Task Forca Jug, e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë

“Defender 23”, Peleshi: Task Forca Jug, e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë

-

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, “Task Forca Jug, tanimë është e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë që i bashkohen trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Peleshi bëri të ditur, me anë të një postimi në rrjetet sociale se, “ata janë këtu për të marrë pjesë në trajnimet stërvitore “Defender 23”, duke ndihmuar që forcat amerikane dhe parnerët të jenë të trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi”.

Peleshi shtoi se, prezenca e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e bën këtë strukturë edhe më të veçantë.

“Kjo stërvitje dita-ditës, po merr trajtën e një suksesi të madh”, deklaroi Peleshi, i cili ndau edhe foto nga trupat pjesëmarrëse në këtë stërvitje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts