Friday, October 4, 2024
HomePolitikëManja zbulon dy vendimet e qeverisë: Pronat e lira do t’i kthehen...

Manja zbulon dy vendimet e qeverisë: Pronat e lira do t’i kthehen pronarëve, pjesa tjetër do të kompensohet

-

“Pronat e lira do i kthehen pronarëve”. Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tregoi një nga vendimet e qeverisë që është marrë për çështjen e pronave.

Ndërkohë ai tha se në rastet kur pronat e këtyre pronarëve janë zënë, ata do të kompensohen.

“Kaluam dy vendime të rëndësishme në lidhje me kompensimin e pronave, kështu kompletojmë paketën nënligjore. Procesi i njohjes së pronës dhe shpërblimi i pronës nuk ka asnjë pengesë ligjore. Çdo ish pronar që do të bëjë një kërkesë për njohjen e pronës, i kthehet fizikisht siç e kanë pasur kur i është konfiskuar, nëse është e lirë. Ndërsa ato ish pronarë, që i është zënë prona me ndërtime ose do përdoret për shërbime publike, do kenë një shpërblim financiar.

Një pjesë e dosjeve të 2015-ës, një kategori prej 7 mijë dosjes, i bëj thirrje pronarëve që të nisin t’i depozitojnë këto dosje.”, tha Manja.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts