Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetParashikimi i motit: Mot i kthjellët, temperatura deri në 27 gradë celsius

Parashikimi i motit: Mot i kthjellët, temperatura deri në 27 gradë celsius

-

Parashikohet që gjatë natës moti të përmirësohet sërisht duke rikthyer kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Deri në mesditë territori i Kosovës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Veriore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë Kosovën duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në të gjithë vendin. Më të dukshme shirat do të jenë në Veriperëndim të territorit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts