Friday, October 4, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj fton homologen nga Hungaria në Shqipëri, ja kur pritet të...

Presidenti Begaj fton homologen nga Hungaria në Shqipëri, ja kur pritet të mbahet vizita…

-

Shqipërinë do ta vizitojë Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák kjo me festë nga kreu i shtetit, Bajram Begaj. Vizita pritet të zhvillohet në datat 1 dhe 2 qershor 2023.

Në qendër të bisedimeve do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Novák do të pritet në Institucionin e Presidentit të Republikës, me nderimet e rastit, më 1 qershor 2023, ora 10:00, për të vijuar më pas me një takim kokë më kokë midis dy presidentëve, një takim të zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare, si dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts