Kthjellimet dominojnë territorin Shqiptar deri në mesditë kut priten kalime vranësirash, më të theksuara në zonat Veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Pjesa e dytë e ditës, sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë sërish rrebeshe shiu si edhe shkarkesa elektrike, nuk do të mungojnë edhe momentet e breshërit në zona të izoluara në Verilindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.