Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetShqipëria i jep 100 mijë euro Italisë për zonat e prekura

Shqipëria i jep 100 mijë euro Italisë për zonat e prekura

-

Rajoni i Emilia Romagnas në Itali u godit nga përmbytjet katastrofike gjatë muajit maj. Si pasojë e përmbytjeve 14 persona humbën jetën. Sipas përllogaritjeve të deritanishme dëmet nga përmbytjet në Itali përllogariten deri në 5 miliardë euro.

Përveç dëmeve të mëdha në të mbjella në sektorin bujqësor, pasojat janë të shumta në rrugët e bllokuara dhe urat e shembura, magazinat e përmbytura, makineritë e dëmtuara, dhe hotelet që kanë pësuar anulime për prenotimet e regjistruara.

Qeveria italiane ka ndarë 100 milionë euro për zonat e prekura nga përmbytjet. Edhe Shqipëria ka vendosur të ndihmojë shtetin fqinj për të përballuar situatën pas përmbytjeve. Bashkia e Tiranës ka akorduar 100 mijë euro ndihmë për Rajonin e Emilia Romagnas në Itali.

Krteministrja italiane, Giorgia Meloni tha gjithashtu se nëse do të jetë e nevojshme do të kërkojnë ndihmë dhe fonde nga BE.

“Mbështetja e Unionit mund të jetë shumë e rëndësishme në këtë fazë. Në javët e ardhshme, pasi të kemi bërë vlerësimin e përgjithshëm të dëmeve nga përmbytjet, do të kërkojmë aktivizimin e fondit të solidaritetit, i cili fatkeqësisht Italisë i është dashur të hyjë edhe herë të tjera”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts