Shqiptarët që emigrojnë në mënyrë ilegale në Britani, janë një temë që shkakton debat. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ”Financial Times”, ka folur për atë që njihet si kriza e emigrantëve të cilët mbërrijnë me gomone në Angli.
Edi Rama ka lavdëruar përpjekjet e kryeministrit britanik, Rishi Sunak në lidhje me uljen emigracionin ilegal. Sipas kryeministrit Rama, homologu britanik ka ndërmarrë një bashkëpunim praktik e jo duke shpenzuar para “në çmenduria të cilat asnjëherë nuk funksionojnë” siç kanë bërë paraardhësit e Rishi Sunak. Rama tha se ndryshimi në politikën britanike erdhi pasi ai vizitoi Londrën dhe u takua me Sunak në mars. “Sunak e bëri atë. E bëri brenda dy javësh”, tha Rama në një intervistë muajin e kaluar.
Rënia vjen pas një rritjeje të emigracionit vitin e kaluar që shkaktoi debate diplomatike midis Londrës dhe Tiranës, ndërsa mijëra shqiptarë u përpoqën të kalonin me gomone për në Britani. “Lideri shqiptar, foli për zhgënjimin e tij me liderët dhe ministrat e mëparshëm britanikë, të cilët po shpenzonin para për “gjëra të çmendura që nuk funksionojnë kurrë” në vend që të krijonin një grup pune të përbashkët.
Rama tregon se i tha Boris Johnson kur ishte sekretar i jashtëm që të dërgonte një grusht “djemsh të nivelit të lartë nga zbatimi i ligjit britanik, të cilëve do t’u jepej akses i plotë në të dhënat në kohë reale dhe për të lejuar oficerët shqiptarë të vepronin në Britani të Madhe”, shkruan Financial Times.