Monday, December 2, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj pret Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, flasin...

Presidenti Begaj pret Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, flasin për veriun e Kosovës

-

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së Gjeneralin Daniel R. Hokanson në takimin që u mbajt në presidencë. Zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, bashkëpunimi i mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, si dhe sigurisë kibernetike janë diskutuar mes tyre. Gjenerali Daniel R. Hokanson, ishte i shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.

Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilët prej dekadash kanë ndihmuar në modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Begaj diskutoi së bashku me gjeneralin Hokanson edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, si dhe sigurisë kibernetike.

Së bashku me Gjeneralin Hokanson, Presidenti Begaj foli edhe për zhvillimet në rajon, ku u ndal në veçanti te zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts