Thursday, December 12, 2024
HomePolitikëRama interviston katër të rinj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të punuar

Rama interviston katër të rinj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të punuar

-

 

Në episodin e radhës të podcastit të tij, Kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me katër të rinj që kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës në Tiranë për të punuar dhe jetuar.

Ata ishin një nga Zvicra, një nga Argjentina një nga Amerika dhe një shqiptare e cila kishte jetuar për shumë vite në Gjermani dhe ishte kthyer në Tiranë për punë.

Kryeministri është shprehur se Shqipëria është një vend që të kthehet në varësi, por sigurisht ka dhe shumë shqiptarë që duan të largohen nga vendi për të parë një jetë ndryshe.

“Shqipëria të kthehet në varësi. Kam parë shumë njerëz, për shembull, të huaj me të cilët kam lidhje për hir të punës, ambasadorë, të cilët, ndoshta, kur kanë ardhur, nuk kanë qenë entuziastë, për ta thënë butë, por nuk kam parë asnjë të lumturohet kur largohet nga vendi. Sigurisht, janë shqiptarët që ende duan të largohen, të provojnë eksperienca të reja, por është e kuptueshme, është shumë e kuptueshme. Ky është një moment në histori, kur ka një mundësi që ne nuk e patëm për shumë vjet, por, në të njëjtën kohë, po dëgjoja Uardën dhe dëgjoj me kujdes njerëzit që kthehen. Më kujtohet edhe vetja, se edhe unë kam qenë emigrant dhe, e di, vjen një moment kur ke nevojë për këtë, ke nevojë për këtë atmosferë, ke nevojë për këtë ngrohtësi, madje edhe për mungesën e rregullave rigoroze të qarkullimit rrugor dhe ke nevojë edhe për ekspresin. Ku mund ta pish një ekspres në Berlin, më thuaj? Ku mund ta pish një kafe në Berlin, që të thuash “uau”, ka thënë Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts