Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ‘‘Defender 2023‘‘. Në një intervistë për Bloomberg, Kurti e ka quajtur këtë veprim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të padrejtë. Ai thotë se kritikat e aleatëve janë të padrejta për situatën në veri të Kosovës. Kurti thotë se Beogradi duhet ta bëjë hapin e parë drejt çtensionimit të situatës duke ndërprerë mbështetjen për milicinë fashiste.